Kenan Yildiz, ylli i Turqisë, vlen plot 133 milionë euro, ka shkruar të shtunën “TRT Spor”.
Vlerësimin e ka bërë CIES, Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive, që është një organizatë e pavarur e statistikave me seli në Zvicër.
Yildizi është vlerësuar lojtari më i vlefshëm në botë më i ri se 23-vjeç dhe që nuk luan në njërin prej top-dhjetë klubeve në botë.
Yildiz po shkëlqen te Juventusi dhe pritet të jetë prej rreziqeve kryesore për portën e Kosovës të martën mbrëma.