Futboll

Lojtarët më të “shtrenjtë” luajnë në Spanjë

Lamine Yamal

La Liga është kampionati kryesor i futbollit kur bëhet fjalë për vlerën e lojtarëve në treg.
Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe janë aktualisht lojtarët më të vlerësuar në futboll. Vlera e tyre në treg është 200 milionë euro, shkruan “Blick” të martën.

Vetëm Erling Haaland i Manchester Cityt mund të matet me ta.

Pas Yamalit, Mbappes e Haalandit janë lojtarë të tjerë nga kampionati spanjoll, Jude Bellingham (160 milionë euro), Vinicius Junior (150) dhe Pedri (140).

Rritjen më të madhe në vlerë, sipas “transfermarkt” gjatë këtij edicioni e ka bërë Arda Guler. Ylli turk tani vlerësohet 90 milionë euro.