Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yamali zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga

Lamine Yamal

Lamine Yamal është zgjedhur të premten lojtari më i mirë i sezonit tashmë të përfunduar në La Liga.

Barcelona e mbrojti titullin me sukses duke përfunduar në pozitën e parë me 94 pikë, ndërsa Yamali pati statistika mbresëlënëse.

Numri 10 i skuadrës “blaugrana” i shënoi 16 gola, ndërsa kontribuoi me 12 asistime.

Të enjten, trajneri më i mirë i sezonit u zgjodh trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ndërsa portieri Joan Garcia u shpall portieri më i mirë.

Në garë për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në La Liga ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi i shënoi 23 gola për Mallorcan dhe e mbylli sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë i ligës, Kylian Mbappe. Megjithatë, Mallorca nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitën spanjolle të futbollit. Edhe Mbappe i Real Madridit, Nicolas Pepe i Villarrealit dhe Pablo Fornals i Real Betisit, ishin në garë për këtë çmim.

Edhe Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga Futboll Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga

Por, Yamali fitoi më së shumti vota dhe u zgjodh më i miri i edicionit.

Është lojtari i dytë rresht i Barcelonës që e fiton këtë çmim të rëndësishëm. Më i miri i sezonit 2024/25 ishte Raphinha, braziliani që po ashtu është pjesë e skuadrës nga Katalunja.