Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, është përfshirë në ekipin më të mirë të edicionit 2025/2026 në La Liga.
Muriqi është në krye të sulmit, përkrah Lamine Yamalit dhe Kylian Mbappes.
Është kjo një e arritur e veçantë për një lojtar nga Kosova.
Muriqi ka shkëlqyer këtë edicion për Mallorcan. Ka thyer disa rekorde duke hyrë në histori të klubit.
La Liga e publikoi të mërkurën formacionin më të mirë, me renditje 4-3-3.
Edhe
Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga
Në mesfushë janë superyjet Pedri i Barcelonës dhe dyshja e Real Madridit e përfshirë në një përleshje ditë më parë, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.
Carlos Romero i Espanyolit, Eric Garcia i Barcelonës, Mourino i Villarrealit dhe Marcos Llorente i Atletico Madridit e përbëjnë vijën e mbrojtjes.
Ndërkohë, në portë është përzgjedhur Joan Garcia i Barcelonës.
Barcelona si kampione e këtij edicioni ka numrin më të madh të lojtarëve në formacionin më të mirë, gjithsej katër.
Real Madridi i ka tre, ndërsa Mallorca, Espanyoli, Villarreali dhe Atletico Madridi, përfaqësohen me nga një futbollist.
Edhe
Yamali zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga
Ndërkohë në listën e rezervistëve janë: Thibaut Courtois, Pau Cubarsi, Pablo Fornals, Mikel Oyarzabal, Marc Pubill, Luis Milla, Alberto Moleiro dhe Raphinha.
La Liga fillimisht përzgjodhi lojtarët kandidatë për secilën pozitë. Ekipi final u vendos nga votat e publikut, kapitenët e klubeve dhe paneli i ekspertëve.
