Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga

Vedat Muriqi

Faqja zyrtare e La Ligas spanjolle ka publikuar listën e të nominuarve për futbollistin më të mirë të edicionit 2025/26.

Në mesin e të nominuarve është edhe sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi. Është një tjetër sukses për sulmuesin nga Prizreni.

Muriqi e mbylli edicionin 2025/26 si golashënuesi i dytë më i mirë me 23 gola të realizuar. Listës i prin Kylian Mbappe i Real Madridit me dy gola më shumë.

Reprezentuesi i Kosovës krahas 23 golave kishte edhe një asistim.

32-vjeçari Muriqi është kandidat edhe për një vend në ekipin e sezonit në elitën spanjolle.

Forma e mirë e Muriqit nuk mjaftoi që Mallorca ta siguronte mbijetesën në La Liga.

Edhe Vedat Muriqi në ekipin më të mirë të stinorit në La Liga Futboll Vedat Muriqi në ekipin më të mirë të stinorit në La Liga

Mallorca nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Në garë me Muriqin janë Mbappe, Lamine Yamal i Barcelonës, Pablo Fornals i Real Betisit dhe Nicolas Pepe i Villarrealit.