Kush do të jetë golashënuesi më i mirë në La Liga?
Kjo është pyetja që ka shtruar mediumi spanjolle “AS” të mërkurën.
Mediumi spanjoll ka publikuar kuotat e basteve, ndërsa në garë aktualisht janë Kylian Mbappe i Real Madridit dhe Vedat Muriqi i Mallorcas.
Kompanitë e basteve e favorizojnë Mbappen në garën për “Trofeun “Pichichi”.
Sulmuesi i Realit ka shënuar 23 gola në La Liga deri më tani, ndërsa sulmuesi i Mallorcas ka dy gola më pak. Kanë mbetur edhe shtatë xhiro para fundit të edicionit në La Liga.
Edhe
Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga
Mbappe ka kuotë 1.05 euro për ta fituar për herë të dytë rresht çmimin si golashënuesi më i mirë i Spanjës, kurse Muriqi 11. Lamine Yamal ka koeficient 101.
Mbappe nuk ka shnëuar gol për Realin që nga 8 shkurti, kurse Muriqi me dy golat e shënuar të dielën, është bërë realizatori më i mirë në histori i Mallorcas në La Liga.