Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova u fye nga tifozët e Lecces

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova nuk u aktivizua të dielën në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Lecces. 

Sulmuesi i Kosovës u la në stol nga trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti. 

Para ndeshjes, derisa po ngrohej, Zhegrova raportohet se është fyer nga tifozët e Lecces. 
Kështu ka shkruar të hënën sajti “Passione Juve 24”. 

Sipas raportimeve, Zhegrova u është kundërpërgjigjur tifozëve me një gjest provokues.

27-vjeçari Zhegrova këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur vetëm 140 minuta. 

Po ashtu është lënë jashtë listës për ndeshjet në Ligën e Evropës.

Zhegrova me Juven në kampionatin italian ka dy gola dhe një asistim.