Kosova U15 është mposhtur të hënën nga Franca me rezultatin 2:0, në kuadër të “FIFA U-15 World Cup & Festival 2026”, në Baku të Azerbajxhanit.
Ilyes Ben Mechichi dhe Jean-Ryan Bwanga i realizuan të dy golat e fitores për Francën.
Kosova të hënën do ta luaj edhe një tjetër ndeshje ndaj Anguillës.
Në grup me Kosovën janë edhe Estonia, Afrika e Jugut dhe Maldivet.