Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal, është lojtari më i vlefshëm aktualisht në botë.
Faqja e specializuar për transferim të futbollistëve, “Transfermarkt”, ka përditësuar vlerën financiare të lojtarëve. Tashmë Yamalit i është rritur vlera në 200 milionë euro dhe kjo e bën lojtarin më të vlefshëm
Yamali ka pasur ngritje shumë të madhe në karrierë në dy vjetët e fundit. Ai është prej sulmuesve më të rëndësishëm te gjiganti katalunas.
Në karrierën e deritashme me ekipin e parë të Barcelonës, 17-vjeçari Yamal ka shënuar 25 gola dhe ka kontribuar me 34 asistime.