Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leao dëshiron që Yamali ta fitojë “Topin e Artë”

Rafael Leao

Rafael Leao e ka vlerësuar lartë yllin e Barcelonës, Lamine Yamal. Sulmuesi i Galatasarayt ka thënë se shpreson që talenti spanjoll ta fitojë “Topin e Artë”.

Yamali për shkak të aftësive teknike, kreativitetit dhe ndikimit në lojën e Barcelonës, është në mesin e kandidatëve për çmimin prestigjioz.

Leao ka thënë se dëshiron që Yamali ta fitojë “Topin e Artë” dhe të vazhdojë të arrijë suksese me Barcelonën.

“Shpresoj që Lamine Yamal ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe të fitojë trofe të mëdhenj me Barçën. Duke marrë parasysh sezonin që ka zhvilluar dhe moshën e tij, ai është ndër lojtarët më të mirë në botë. E vlerësoj shumë si futbollist dhe si njeri. Ai është shumë modest dhe i rrethuar nga lojtarë të mirë. Për më tepër, luan te një klub i jashtëzakonshëm, të cilin e vlerësoj shumë”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit.