Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ngrohje. Rikthimi i furnizimit është mundësuar pas kthimit në operim të njësisë B2 të TC Kosova B si dhe krijimit të parakushteve për marrjen e sasive të avullit nga kjo njësi.
“Që nga orët e para të ditës së sotme, ekipet e NP “Termokos” të mobilizuara me të gjitha kapacitetet operative dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, kanë punuar për rikthimin gradual të furnizimit me ngrohje. Aktualisht, furnizimi me ngrohje është stabilizuar për pjesën më të madhe të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Termokosit.
Në njoftim tutje thuhet se ekipet po vazhdojnë punën në terren për të siguruar furnizimin edhe në pikat m të largëta të rrjetit, pasi qarkullimi i ngrohjes atje kërkon më shumë kohë.
Para tri ditësh Termokosi e ndali furnizimin me ngrohje për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të Termocentalit Kosova B, pasi rrjedhimisht pamundësohet furnizimi me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.
Gjatë kësaj kohe, furnizim me ngrohje pati vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
-
Termokosi ndal nga nesër ngrohjen për shkak të një njësie të Kosovës B
-
"Termokosi" njofton nisjen e furnizimit me avull nga KEK-u për sezonin ngrohës
-
Termokosi nisi sezonin e ngrohjes me një ditë vonesë, shkak energjia elektrike
-
Termokosi pret tarifa të reja, nesër nis sezoni i ngrohjes
-
KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4