Termokosi do ta ndalë furnizimin me ngrohje në orët e para të së shtunës, ka njoftuar vetë kjo ndërmarrje. Ndërprerja e përkohshme, sipas Termokosit, do të bëhet për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të Termocentalit Kosova B, “gjë do të pamundësojë furnizimin me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse”.
Gjatë kësaj kohe, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores, që shërben për nevojat e kësaj qendre.
Termokosi ka deklaruar se kjo periudhë e ndërprerjes së përkohshme do të shfrytëzohet për të evituar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes në ditët e para të këtij sezoni ngrohës.
“NP Termokos do të jetë në koordinim të ngushtë me KEK-un për rikthimin e furnizimit me avull. Sapo të krijohen kushtet e nevojshme për fillimin e marrjes së avullit, do të ndërmerren të gjitha veprimet për rikthimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Korporata Energjetike e Kosovës mëngjesin e të premtes njoftoi se njësia B do të ndalej në mënyrë të kontrolluar "për shkak të problemeve teknike të evidentuara". Kjo njësi, sipas KEK-ut, do të ndalet rreth orës 00:15.
"Ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit. Ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar sanimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës", ka njoftuar KEK-u.
-
"Termokosi" njofton nisjen e furnizimit me avull nga KEK-u për sezonin ngrohës
-
Termokosi nisi sezonin e ngrohjes me një ditë vonesë, shkak energjia elektrike
-
Termokosi pret tarifa të reja, nesër nis sezoni i ngrohjes
-
KEK-u ndalon Njësinë A3 pas një defekti teknik
-
KEK: Njësia A4 do t’i nënshtrohet remontit vjetor, ndalet sonte