Sulmuesi Albian Ajeti është dënuar me tri ndeshje moslojë pas ndërhyrjes së rëndë që bëri në ndeshjen ndërmjet Luganos dhe St. Gallenit.
Qendërsulmuesi Ajeti u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 11-të, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj futbollistit të St. Gallenit, Hugo Vandermersch.
Lugano u mposht thellë, 5:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Zvicrës.
Pas shqyrtimit të rastit, autoritetet e futbollit zviceran vendosën ta suspendojnë Ajetin për tri ndeshje, shkruan të hënën “Blick”.
Si pasojë e këtij dënimi, Ajeti do t’i mungojë Luganos në tri përballjet e ardhshme kampionale, ndaj Grasshopperit, Luzernit dhe Zurichut.
29-vjeçari Ajeti këtë edicion në 15 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola.