Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti gjerman uron presidenten Shiroka Pula, thekson rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare

Steinmeier - Shiroka-Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urim nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. 

Në letër urim Steinmeier ka theksuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës. 

“Muajt e bllokadës politike treguan se sa të çmuara janë institucionet funksionale dhe sa shumë varen nga gatishmëria e forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej kufijve partiakë”, thuhet në letër.

Presidenti Steinmeier nënvizoi se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe ka theksuar rëndësinë që Kosova t'i respektojë detyrimet ndërkombëtare. 

“Prandaj tani është koha për të drejtuar vështrimin përpara për të avancuar reformat e nevojshme me një dinamikë të re dhe për të shtyrë përpara integrimin euro-atlantik të Kosovës. Në këtë proces, rëndësi të madhe kanë respektimi i detyrimeve ndërkombëtare, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar presidenti Steinmeier.

Në përfundim të letrës, presidenti gjerman rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah Kosovës si partnere e besueshme dhe ta mbështesë me vendosmëri në rrugën e saj evropiane.