Besnik Buzhala është zgjedhur drejtor i ri i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas votimit të fshehtë, Buzhala ka marrë 6 për nga 10 anëtarë sa morën pjesë në votim.
Në fletëvotim ishin 4 kandidatë të vlerësuar mbi pragun minimal 70 për qind të pikëve të përgjithshme të vlerësimit nga Komisioni i Pranimit.
“Kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kanë të drejtë ankese në KPMShCK, sipas afatit të përcaktuar në ligjin përkatës për procedurën administrative”, ka njoftuar KQZ.