Tiago Djalo është lojtar i ri i Juventusit. Mbrojtësi portugez i bashkohet Juventusit nga Lille. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
23-vjeçari ka luajtur 78 ndeshje në Ligue 1 të Francës. Ai është zhvilluar si futbollist te Sportingu i Lisbonës, ndërsa pak ka qenë edhe pjesë e ekipit U19 të Milanit.
Interesim për mbrojtësin kishin shprehur edhe Interi dhe Atletico Madridi. Te Juventusi vlerësojnë lart cilësitë e portugezit.