Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi siguron portugezin Djalo

Skuadra e Juventusit ka parakaluar Interin për shërbimet e mbrojtësit të Lillet, portugezit Thiago Djalo. Mediumet franceze kanë raportuar të premten se Juventusi ka arritur marrëveshje me Lillen dhe po negocion me Djalon për transferimin e tij gjatë këtij muaji.

Juventusi i ka ofruar ekipit francez tre milionë euro plus bonuset për kartonin e 23-vjeçarit, ndërsa futbollistit i ka ofruar kontratë afatgjate.

Djalo këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar në fund të edicionit të shkuar, por te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen. Ai ka kontratë deri në verë me Lillen, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 dhe mund të luajë në qendër dhe në krah të mbrojtjes.