Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi, Juventusi e Barcelona, në garë për Djalon

Interi, Juventusi dhe Barcelona janë skuadrat më të interesuara aktualisht për të siguruar shërbimet e transferimit të Tiago Djalo, ka shkruar “Il Corriere dello Sport”.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar aktualisht është pjesë e Lillet francez, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Të tria këto skuadra po tentojnë që t’i sigurojnë shërbimet e tij në muajin janar, ndërsa mund të shpenzojnë deri në 5 milionë euro.

Djalo në të kaluarën ka qenë pjesë e të rinjve të Milanit, kurse karrierën e ka nisur te të rinjtë e Damaienses e Sportingut.

Artikuj të ngjashëm