Mbrojtësi Thiago Djalo përfundimisht do të transferohet te skuadra e Juventusit.
Ekipi nga Serie A, ka arritur marrëveshje si me Lillen ashtu edhe me 23-vjeçarin, zyrtarizimi i të cilit te Juventusi do të bëhet gjatë kësaj jave.
Për kartonin e Djalos, ekipi italian do të paguajë tre milionë euro, ndërsa portugezi do të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2028 me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Për shërbimet e Djalos, Juventusi ka mposhtur konkurrencën e fortë të Interit duke pasur parasysh se ai mund të luajë në krah dhe në qendër të mbrojtjes. Djalo këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për Lillen, pasi sapo është rikuperuar nga lëndimi i pësuar muaj më parë.
Ai ishte pjesë e Lillet prej verës së vitit 2019 dhe në kampionatin francez ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 78 paraqitje në total.