Skuadra e Juventusit ka mposhtur Interin në garën për shërbimet e mbrojtësit Tiago Djalo, ka njoftuar të enjten e përditshmja italiane “Tuttosport”. Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe skuadrën e Lillet për transferimin e tij.
Juventusi do të paguajë 3 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili do të qëndrojë në huazim te Lille deri në fund të këtij edicioni përpara se të zhvendoset në Torino.
Djalo ka kontratë me Lillen deri në verën tjetër dhe këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin nga Franca.
Ai po rikuperohet nga lëndimi që e pësoi muaj më parë dhe vitin tjetër do të rikthehet në fushë për ta ndihmuar Lillen në arritjen e objektivave dhe pastaj t'i bashkohet Juventusit. Me Juventusin, Djalo do të firmosë kontratë pesëvjeçare.