Futboll

Juventusi siguron Joao Marion

Joao Marion

Juventusi e ka finalizuar marrëveshjen me Porton për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë të Portos, Joao Mario.

Ai i është bashkuar “zonjës së vjetër” për 11.4 milionë euro, dhe 1.2 milionë euro bonuse.

Joao Mario ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.

Ai ka luajtur për Porton në gjashtë edicionet e fundit, ndërsa ka paraqitje edhe tek ekipi B.

25-vjeçari ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Portugalisë.

Joao Mario ka 180 paraqitje në total, ndërsa ka pesë gola të realizuar e 25 asistime.

Dy herë është fitues i kampionatit elitar të Portugalisë, teksa ka edhe katër Kupa të Portugalisë, një Kupë të Ligës dhe tri Superkupa portugeze.