Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juventusi ka vendosur ta blejë Conceicaon

Francisco Conceicao

Mediumi portugez “Record”, ka shkruar të premten se Juventusi ka vendosur që ta paguajë çmimin prej 30 milionë eurove për transferimin e Francisco Conceicaos.

Sipas këtij mediumi, shifra duhet të paguhet deri më 15 korrik.

Conceicao aktualisht është i huazuar te Juventusi nga Porto.

Huazimi i tij është vazhduar për dy javë, deri në mes të korrikut, në mënyrë që të paraqitet edhe në Kupën e Botës për Klube.

Conceicao realizoi dy gola në fitoren 5:0 të Juventusit në Botërorin e klubeve ndaj Al Ainit më herët gjatë kësaj jave.

Edhe Conceiçao një muaj jashtë fushës Futboll Conceiçao një muaj jashtë fushës

22-vjeçari, që luan si sulmues i krahut, e përfundoi edicionin 2024-25 me pesë gola e gjashtë asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.

Conceicao me qëndrimin në Torino do të përfitojë 6 milionë euro në edicion.