Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juve zyrtarizon huazimin e Vicarios

Guglielmo Vicario

Guglielmo Vicario është zyrtarisht portier i ri i Juventusit.

Të martën Vicario është huazuar nga Tottenhami deri në fund të edicionit 2026/2027.

29-vjeçari ka luajtur në disa skuadra italiane para se të transferohej në Angli në vitin 2023. Për Tottenhamin i ka luajtur 117 ndeshje. 

Juventusi ka kohë që ishte në kërkim të një portieri. Ka zhvilluar negociata me Emiliano Martinezin, por hoqi dorë nga transferimi i argjentinasit për shkak të çmimit të lartë.