Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi Isak do t’i bashkohet Newcastlet

Sulmuesi Alexander Isak pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

Ai do t’i bashkohet Newcastle Unitedit, ekip që është afër marrëveshjes me Real Sociedadin për transferimin e tij, ka raportuar të mërkurën “Sky Sports”.

Bëhet e ditur se ekipi anglez për Isakun ka ofruar 70 milionë euro dhe gjasat janë të mëdha që 22-vjeçari gjatë kësaj jave të prezantohet te Newcastle.

Isak tek ekipi anglez po shihet si përforcim i madh për sulmin dhe dëmshpërblimi i ofruar për kartonin e tij është rekord i klubit nga Premier League.

Isak është pjesë e Sociedadit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Këtë edicion, ai ka shënuar një gol në La Liga në dy ndeshje të luajtura.