Sulmuesi Alexander Isak ka paralajmëruar largimin nga Newcastle United.
Në një postim në “Instagram”, Isak ka thënë se ndryshimi është në të mirën e të gjitha palëve dhe ka akuzuar Newcastlen për thyerje të premtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Realiteti është se premtime janë bërë dhe klubi e ka ditur qëndrimin tim për një kohë të gjatë. Të veprohet sikur këto çështje po lindin vetëm tash është mashtrim. Kur premtimet thyhen dhe humbet besimi, atëherë një marrëdhënie s’mund të vazhdojë. Këtu qëndrojnë gjërat për mua tash – dhe është arsyeja pse ndryshimi është në interesin më të mirë për të gjithë, jo vetëm për mua”, ka thënë Isak.
Liverpooli po shihet favorit për transferimin e reprezentuesit të Suedisë.
