Ylli i Premier Leagues, Alexander Isak, ia ka bërë të ditur Newcastle Unitedit se dëshiron të largohet.
Ky është sinjal se sulmuesi i Suedisë mund të kalojë te Liverpooli.
Kampioni anglez ka kohë që interesohet për Isakun dhe mund të ofrojë shifër rekorde të Premier Leagues për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.
Sipas “The Sun”, Isak tashmë ka njoftuar klubin e Newcastlet se dëshiron të shqyrtojë opsione të tjera.