Futboll

Thyhet rekordi në Premier League: Isak sot niset për në Liverpool

Alexander Isak

Liverpool ka arritur marrëveshje me Newcastle United për transferimin rekord të suedezit Alexander Isak, për shumën rreth 130 milionë funte, raporton Sky Sports.

Kjo shënon transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League, duke tejkaluar rekordin që mban Chelsea që pagoi 115 milionë funte për transferimin e Moisés Caicedos.

Sulmuesi suedez Isak raportohet se është nisur sot drejt Liverpoolit për testet mjekësore dhe pritet të firmosë një kontratë 6-vjeçare me klubin e madh anglez.

Oferta fillestare e Liverpoolit prej 110 milionë funte plus bonuset ishte refuzuar nga Newcastle që në fillim të gushtit, për shkak se kërkonte një zëvendësues për sulmuesin suedez – situatë që u zgjidh vetëm me blerjen e Nick Woltemade për 69 milionë funte nga Stuttgarti.