Sulmuesi i Suedisë, Alexander Isak, është zyrtarizuar te Liverpooli.
Ai është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Premier Leagues. Transferimi i tij nga Newcastle Unitedi ka kushtuar 144 milionë euro.
Isak te Liverpooli do ta mbajë fanellën me numër 9 ndërsa ka firmosur kontratë afatgjate.
“Ndjehem për mrekulli. Ka qenë rrugëtim i gjatë prë të arritur këtu dhe jam shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj skuadre, e këtij klubi”, tha Isak.
Transferimin e ka njoftuar edhe Newcastle.
"Newcastle United mund ta njoftojë shitjen e sulmuesit Alexander Isak te Liverpooli për një shumë rekord britanike", ka njoftuar Newcastle United.