Futboll

Newcastle refuzon ofertën e Liverpoolit për Isakun

Alexander Isak

Newcastle United e ka refuzuar ofertën e parë të Liverpoolit për sulmuesin Alexander Isak. 

Vlera e sulmuesit të Suedisë sipas Newcastlet është afro 150 milionë funte, ndërsa “të kuqtë” nuk i janë afruar asaj shifre. 

Liverpooli ka ofruar 110 milionë funte për Isakun, plus bonuset, shkruan BBC të premten. 

Isak u la jashtë skuadrës nga Newcastle për fazën përgatitore në Azi. Ndërkohë sulmuesi ka stërvitur i vetëm te ish-klubi i tij, Real Sociedad. 

25-vjeçari iu bashkua Newcastlet për 60 milionë funte nga Sociedadi në vitin 2022. 

Isak në sezonin e kaluar shkëlqeu me 27 gola e 6 asistime në 42 paraqitje. 

Te Liverpooli në këtë verë janë transferuar Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong, Giorgi Mamardashvili dhe Armin Pecsi.