Trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe, ka thënë se situata e transferimit për sulmuesin Alexander Isak është “kompleks” dhe “nuk është afër”, ka shkruar BBC të shtunën.
Newcastle e refuzoi ofertën e parë të Liverpoolit prej 110 milionë funteve të premten, teksa skuadra kërkon 150 milionë funte për shërbimet e tij.
25-vjeçari u la jashtë skuadrës për fazën përgatitore në Azi, me arsyetimin se ka lëndim të vogël muskulor.
Sulmuesi i Suedisë ka stërvitur i vetëm te ish-klubi, Real Sociedad. Pikërisht nga skuadra e La Ligas, Isak u transferua te Newcastle për 60 milionë funte në vitin 2022.
Ai ishte golashënuesi më i mirë i Newcastlet në edicionin e kaluar, kur skuadra triumfoi në “Carabao Cup”, që ishte triumfi i parë i ekipit pas 70 vjetësh.
Edicionin e kaluar, Isak e mbylli me 27 gola të shënuar në 42 paraqitje.