Sulmuesi suedez, Alexander Isak, pritet të debutojë për Liverpoolin në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Liverpooli të mërkurën nga ora 21:00 e pret Atletico Madridin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari Isak nuk u ftua në xhiron e kaluar në Premier League, për fitoren 1:0 të Liverpoolit ndaj Burnleyt.
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka përfshirë në skuadër Isakun për ndeshjen ndaj klubit të madh spanjoll.
Holandezi Slot të martën në konferencë për shtyp deklaroi se Isaku do të luajë, por jo 90 minuta.
“Ai është në skuadër. Ka një shans për të luajtur. Është 100 për qind e sigurt se ai nuk do të luajë 90 minuta. Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve të cilën e presim me padurim dhe është një shans që ai të luajë nesër. E vetmja gjë e sigurt është se ai nuk do të luajë 90 minuta. Të tjerat do t’i shohim”, ka thënë 46-vjeçari Slot.
Isak u transferua te Liverpooli në fund të afatit kalimtar veror për 150 milionë euro, pas shumë telasheve që kishte me Newcastle Unitedin, që nuk e lejonte largimin e tij.