Futboll

Liverpooli synon Isakun, ofron 120 milionë funte

Isak

Liverpooli ka pyetur Newcastle Unitedin për mundësin e transferimit të yllit Alexander Isak.

Drejtuesit e Liverpoolit kanë njoftuar Newcastlen për planin për të ofruar 120 milionë funte, nëse ka gatishmëri për transferimin e sulmuesit.

Kështu ka njoftuar të martën njohësi i transferimeve në futboll, Fabrizio Romano.

Megjithatë Newcastle nuk e ka menduar asnjëherë shitjen e sulmuesit të Suedisë. Madje synon t’i ofrojë atij kontratë të re.

25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028. Ai i ka 54 gola e 10 asistime në 86 paraqitje në Premier League.