Trajneri i futbollit, Erdin Hashani, ka thënë se në përfaqësuesen e Kosovës duhet të ketë disa ndryshime. Ai ka thënë se ndeshja ndaj Moldavisë duhet të jetë test për shumë futbollistë. Madje, ka thënë se duhet ndryshim edhe në krye të përfaqësueses.
“Është momenti real për të ftuar lojtar të rinj, po bëhen tri ndeshje janë sërish lojtarët e njëjtë. Angazhimi ndaj Greqisë krejtësisht ndryshe. I bëmë probleme një Sllovenie dhe është koha që të sjellën fytyra të reja. Kosova ka lojtar të rinj që duhet u duhet vetëm rasti. Ndeshja ndaj Moldavisë duhet të jetë test për shumë futbollistë. Mendoj se Federata është ngutur që ia vazhdoi kontratën përzgjedhësit Benrad Challandes”, ka thënë Hashani për emisionin sportiv të KTV-së, Sporti Total.
Ndërkohë, ish-portieri i Kosovës, Kushtrim Mushica ka theksuar se duhet të shikohen me vëmendje të madhe edhe disa futbollistë që janë pjesë e Shpresave të Kosovës. “Kur diçka nuk shkon, duhet të shikohen edhe fytyra të reja. Kemi futbollistë ku edhe mund të shohim disa lojtar te grupmosha U-21. Çdo eksperiment duhet të shikohet me kujdes”, ka thënë Mushica.