Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova: Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme

Edon Zhegrova ka thënë se duhet të ndryshojnë disa gjëra në përfaqësuese që Kosova të kthehet në rrugën e duhur.

“Kemi pasur shumë gjasa të kualifikohemi me këtë grup që kemi. Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme. Nuk do të doja të flas më shumë. Kemi shumë kualitet, shumë potencial. Besoj se jemi shumë më të mirë se përfaqësueset tjera në grup. Kam menduar se pse po ndodhë kjo. Duhet të diskutojmë të gjithë së bashku dhe të kuptojmë”, ka thënë Zhegrova. Ai ka thënë se lojtarët kanë dhënë maksimumin gjatë tërë grumbullimit.

“S’di çfarë të them”, u shpreh ai kur u pyet nëse problemet janë brenda apo jashtë fushës. “Për atë edhe s’desha të dal në intervistë, sepse ndoshta s’më takon mua. Do të kisha dëshirë që kapiteni apo ndonjë lojtar tjetër që është më në moshë të diskutojë me presidentin e të gjithë së bashku ta zgjidhim këtë problem”.

Tutje Zhegrova ka kërkuar falje për humbjen e Kosovës.