Pak pasi deklaroi se te Kosova ka nevojë për “ndryshime të brendshme”, ylli i futbollit Edon Zhegrova ka sqaruar deklaratën duke thënë se ka kërkuar ndryshime vetëm në fushën e lojës.
Kosova pësoi humbje 2:0 të martën nga Rumania për t’i zbehur në maksimum shanset për kualifikim në Euro 2024. Pas takimit Zhegrova u shpreh se duhen “të ndryshojmë disa gjëra të brendshme”. “S’di çfarë të them”, u shpreh ai kur u pyet nëse problemet janë brenda apo jashtë fushës. “Për atë edhe s’desha të dal në intervistë, sepse ndoshta s’më takon mua. Do të kisha dëshirë që kapiteni apo ndonjë lojtar tjetër që është më në moshë të diskutojë me presidentin e të gjithë së bashku ta zgjidhim këtë problem”.
Por në një shkrim në Instagram më vonë, Zhegrova ka dalë me sqarim.
“Duke e pas parasysh se është folur shumë gjatë orëve të kaluara, dua të sqaroj gjithë opinionin, në lidhje me një deklaratë të mbrëmshme pas lojës. Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me qasjen në lojë dhe formën sesi luajmë e jo me ndryshime tjera, pavarësisht interpretimeve që mund t’u bëhen fjalëve të mija”, ka shkruar ai. “Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimit brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se duhet, madje shumë”.
Çka kishte deklaruar të martën mbrëma: