Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, do të mundohet të nxjerrë më të mirën nga dy miqësoret e ardhshme, për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e pestë të Ligës së Kombeve.
Por synimi final është më larg. Foda ka thënë se Kosova duhet të zhvillohet shumë, ndërsa synimin e madh e ka kualifikimin në “Euro 2028”.
Kosova tashmë ka humbur dy mundësi për t’u paraqitur në ngjarje të mëdha. Humbi në plejof nga Maqedonia e Veriut për kualifikim në “Euro 2020”, ndërsa në mars të këtij viti u mposht në finale të plejofit nga Turqia. Ndeshja me Turqinë ishte e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2026, që nis më 11 qershor dhe mbyllet më 19 korrik.
Kosova tani duhet të shikojë para, ka theksuar tekniku 60-vjeçar i Kosovës.
Kosova luan miqësore në udhëtim me Republikën e Çekisë, më 31 maj nga ora 16:00, ndërsa më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë e pret Andorrën. Kjo ndeshje luhet nga ora 19:00.
Edhe
Foda: Edhe pse është miqësore duam të fitojmë
“Sigurisht se nuk ka qenë e lehtë humbja nga Turqia në finale. Duhet të vazhdojmë tutje, të shikojmë para, të punojmë së bashku. Duhet të zhvillohemi tutje së bashku. Ndeshjet e radhës do t’i shfrytëzojmë. Janë ndeshje që na përgatisin për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Qëllimi afatgjatë është që të vazhdojmë të zhvillohemi. Qëllimi më i madh është të kualifikohemi në ‘Euro 2028’. Do të punojmë fort për ta arritur këtë”, ka theksuar përzgjedhësi Foda.
Ai foli të mërkurën pasdite në konferencë për shtyp.
Grumbullimi i parë pas humbjes dëshpëruese nga Turqia, për Kosovën nisi me mungesa. Në fillim të konferencës, menaxheri i Përfaqësueses, Bajram Shala, njoftoi se Amir Shaipi do t’u bashkohet më vonë “Dardanëve” për arsye personale, kurse Bersant Celina është i angazhuar me AIK-un, skuadrën suedeze. Të dy do të jenë në dispozicion vetëm për ndeshjen me Andorrën.
Në listën e publikuar ditë më parë ka emra të rinj. Valmir Matoshi, kampion i Zvicrës me Thunin, Rilind Nivokazi dhe Dardan Shabanhaxhaj, janë ftuar për herë të parë. Nivokazi është pjesë e Sionit dhe u shqua me gola, ndërsa Shabanhaxhaj luan te Rubin Kazani në Rusi.
Foda ka thënë se i ka vëzhguar të tre futbollistët dhe se i kanë lënë përshtypje të mirë. Janë kandidatë për t’u ftuar edhe në të ardhmen. Kandidatë për të luajtur te Kosova vazhdojnë të mbeten edhe Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti. Të tre futbollistët nuk ishin në listë për ndeshjet miqësore, ndërsa përzgjedhësi gjerman ka treguar se nuk janë ftuar për shkak të lëndimeve.
Në dyshim mbetet paraqitja e Valon Berishës në të ardhmen, ndonëse Foda ka thënë se për të ardhmen e mesfushorit do të vendosë bashkë me anëtarin e Zurichut.
Edhe
Foda pas humbjes nga Turqia: Synimi ynë i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Ka pasur shumë raportime se Vedat Muriqi e ka menduar pensionimin te Kosova pas humbjes në finale nga Turqia, por këto pretendime janë mohuar nga tekniku gjerman. Foda ka thënë se Muriqi nuk është ftuar pas edicionit të gjatë e shumë të ngarkuar që e pati te Mallorca. Muriqi e mbylli edicionin me 23 gola në La Liga dhe ishte golashënuesi i dytë më i mirë pas superyllit të Real Madridit, Kylian Mbappe, që kishte dy gola më shumë.
“Kam pasur kontakt me Vedat Muriqin para 10 ditësh për herë të fundit. Kemi pasur disa kontakte së bashku. Ai ka luajtur shumë ndeshje për Mallorcan. Gjitha ndeshjet i ka luajtur. Ka pasur sezon të gjatë. Mallorca ka rënë nga liga, por ai ka vendosur të pushojë. Vedati pas kësaj vere, në shtator, do të kthehet në Kombëtare dhe do ta mbështesë Kombëtaren”, theksoi Foda. Ai e ka liruar për këto ndeshje edhe kapitenin Amir Rrahmani. Florent Muslija është i lënduar.
Foda kalon kohë të gjatë në Kosovë, ndërsa është i pranishëm edhe në stadiume për të përcjellë skuadrat nga afër. Ai të mërkurën tha se i vlerëson tre-katër lojtarë të Superligës, ndërsa e ka veçuar Rin Ahmetin e Prishtinës.
“Sigurisht se i përcjell edhe ndeshjet e ligës së Kosovës. Tre-katër lojtarë i kam përcjellë dhe më kanë rënë në sy nga ndeshjet që i kam parë. Disa prej tyre janë ftuar tek U21. Jam në kontakt me përzgjedhësin e Kosovës U21. Ai më jep informata se si janë zhvilluar ata. Rin Ahmeti i Prishtinës është lojtar interesant. Por ai duhet të vazhdoj tutje dhe të mos ndalet. Duhet ta kalojë hapin e grupmoshave të reja”.
Kosova në shtator nis me ndeshjet e edicionit të radhës në Ligën e Kombeve.
Edhe
“Fillimi i ri”, me emra të konfirmuar
Kosova është në Grupin B3, ku janë edhe Austria, Izraeli dhe Irlanda.
Ndeshjen e parë, Kosova e luan me Irlandën në Prishtinë më 24 shtator.
Foda flet për të ardhmen e Valon Berishës te Kosova
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për gjendjen emocionale të ekipit pas humbjes në finale ndaj Turqisë, duke theksuar se i gjithë grupi ishte i dëshpëruar për mundësinë e humbur për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Në konferencën për media, Foda u ndal edhe te mesfushori Valon Berisha, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të madh për Kosovën ndër vite.
“Me lot kemi luftuar të gjithë pas finales ndaj Turqisë pasi kishim mundësi të fitonim dhe të kualifikoheshim në Botëror. Kemi qenë të gjithë të dëshpëruar, jo vetëm Valon Berisha”, deklaroi Foda.
Ai bëri të ditur se në javët dhe muajt e ardhshëm do të zhvillohen bisedime me Berishën lidhur me vazhdimin e rrugëtimit të tij te Kombëtarja e Kosovës.
“Me Valonin do të bisedojmë. Valoni ka kontribuuar shumë për Kosovën. Do të flasim në javët dhe muajt në vazhdim se si do të rrjedhë e ardhmja e tij te Kosova”, shtoi selektori i “Dardanëve”.
Foda vlerëson talentët nga Superliga, veçon Rin Ahmetin e Prishtinës
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë të ditur se po ndjek nga afër ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe lojtarët e rinj.
Në një deklarim për media, trajneri gjerman tha se në javët e fundit ka përcjellë disa ndeshje dhe disa lojtarë i kanë tërhequr vëmendjen.
“Sigurisht se i përcjell edhe ndeshjet e ligës së Kosovës. Në tri-katër ndeshjet e fundit i kam parë ndeshjet. Tre-katër lojtarë i kam përcjellë dhe më kanë rënë në sy”, deklaroi Foda.
Ai bëri të ditur se disa prej futbollistëve të dalluar tashmë janë ftuar te Kombëtarja U21 e Kosovës dhe se bashkëpunon vazhdimisht me përzgjedhësin e kësaj grupmoshe për të monitoruar zhvillimin e tyre.
“Jam në kontakt me përzgjedhësin e Kosovës U21. Ai më jep informata se si janë zhvilluar ata”, tha selektori.
Foda veçoi edhe futbollistin e Prishtinës, Rin Ahmeti, për të cilin tha se është një lojtar interesant me potencial për të ardhmen.
“Rin Ahmeti i Prishtinës është lojtar interesant. Por ai duhet të vazhdojë tutje dhe të mos ndalet. Duhet ta kalojë hapin e grupmoshave të reja”, u shpreh ai.
Foda pas humbjes nga Turqia: Synimi ynë i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se humbja ndaj Turqisë në finale nuk ka qenë e lehtë për ekipin, por ka kërkuar që fokusi tashmë të zhvendoset te e ardhmja dhe zhvillimi i skuadrës.
Në një konferencë për media, trajneri gjerman theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të punojë dhe të përmirësohet në vazhdimësi, duke i shfrytëzuar ndeshjet e ardhshme.
“Sigurisht se nuk ka qenë e lehtë që e kishim humbjen nga Turqia në finale. Duhet të vazhdojmë tutje, të shikojmë para, të punojmë së bashku. Duhet të zhvillohemi tutje së bashku”, deklaroi Foda.
Ai shtoi se ndeshjet e radhës do të kenë rëndësi të madhe për përgatitjen e ekipit para sfidave në Ligën e Kombeve.
“Ndeshjet e radhës do t’i shfrytëzojmë. Janë ndeshje që na përgatisin për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, u shpreh ai.
Foda nënvizoi se objektivi afatgjatë i Kosovës mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2028.
“Qëllimi afatgjatë është që të vazhdojmë të zhvillohemi. Qëllimi më i madh është të kualifikohemi në ‘Euro 2028’. Do të punojmë fort për ta arritur këtë”, përfundoi selektori i Kosovës.
Foda flet për mungesën e Rashicës, Hadërgjonajt dhe Alitit
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur prë mungesën e disa futbollistëve të rëndësishëm, duke theksuar se Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti do të mungojnë për shkak të lëndimeve.
Në një deklarim për media, Foda tha se ka zhvilluar biseda me të tre lojtarët dhe se asnjëri prej tyre nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës.
“Me të tre lojtarët kam biseduar dhe janë të lënduar. Miloti është i lënduar, rreziku ishte i madh që ai të lëndohej sërish”, deklaroi Foda. “Asnjë nga lojtarët nuk kanë thënë se dëshirojnë të largohen. Dëshirojnë të vazhdojnë me Kombëtaren e Kosovës”.
Duke folur për lojtarët Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi ka thënë se i kanë lënë përshtypje të mirë.
“Është sinjal i thjeshtë. Të tre lojtarët i kam vëzhguar në ndeshjet e tyre, kam qenë në Lugano kur kanë luajtur ndaj Sionit. Më kanë dhënë përshtypje të mirë. Kanë treguar paraqitje të mirë dhe i kam ftuar. Nëse të ardhmen kanë paraqitje të mirë do t’i ftojmë për Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë ai.
Foda konfirmon mungesën e Muriqit: Pas pushimit veror do t’i rikthehet Kosovës në shtator
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për mungesën e sulmuesit Vedat Muriqi, në dy ndeshjet miqësore, duke bërë të ditur se futbollisti ka vendosur të pushojë pas një sezoni të gjatë me Mallorcan.
Në konferencën për media, Foda tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Muriqin dhe se vendimi për pushim është marrë pas angazhimeve të shumta gjatë sezonit.
“Kam pasur kontakt me Vedat Muriqin para 10 ditësh për herë të fundit. Kemi pasur disa kontakte së bashku. Ai ka luajtur shumë ndeshje për Mallorcan. Të gjitha ndeshjet i ka luajtur. Ka pasur sezon të gjatë”, deklaroi Foda.
Sipas tij, Muriqi do të rikthehet te Kombëtarja e Kosovës pas verës dhe do të jetë sërish në dispozicion nga muaji shtator.
“Vedati pas kësaj vere, në shtator do të kthehet në Kombëtare dhe ta mbështesë Kombëtaren”, shtoi selektori gjerman.
Foda theksoi se sulmuesi kosovar ka pasur ngarkesë të madhe gjatë sezonit, ndërsa pushimi konsiderohet i nevojshëm para rikthimit në ndeshjet ndërkombëtare.
Amir Shaipi i bashkohet Kosovës më vonë. Ekipit nuk i është bashkuar as Bersant Celina pasi është i angazhuar me AIK-un.
Lajmi u konfirmua nga menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bajram Shala.
Ndeshjen e parë miqësore, Kosova e luan në udhëtim te Republika e Çekisë më 31 maj, ndërsa më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pret Andorrën.
Pas miqësoreve, Kosova do të luajë në Ligën e Kombeve, përkatësisht në Grupin 3 të Ligës B.
Në grup me Kosovën janë Austria, Izraeli dhe Irlanda.
Ndeshjen e parë e luan me Irlandën në Prishtinë, më 24 shtator, ndërsa më 27 shtator luan në udhëtim tek Austria. Ajo ndeshje zhvillohet në Vjenë.