Futbollisti me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq është prezantuar të enjten te skuadra nga Skocia, Celticu.
Sulmuesi i krahut, ka firmosur kontratë pesëvjeçare me Celticun dhe bëhet përforcimi i shtatë i kësaj vere.
23-vjeçari te Celticu u transferua nga Rubin Kazani i Rusisë për 5.5 milionë euro. Hakshabanoviq te Celticu do ta bartë fanellën me numrin nëntë.
“Është një klub i jashtëzakonshëm me lojtar të mirë, tifozë fantastik dhe histori të madhe. I kam shikuar disa ndeshje të ekipit dhe mendoj se i përshtatet stilit të lojës time. Po ashtu, jam shumë i emocionuar që do të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë ndër të tjera Hakshabanoviq, i cili ka edhe 28 paraqitje me Përfaqësuesen e Malit të Zi.
Ai gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e skuadrave si Djurgardens, Norrkoping, West Ham United, Malaga e Halmstads.