Sulmuesi me prejardhje shqiptare që luan për skuadrën e Celticut në Skoci, Sead Hakshabanoviq, ka asistuar në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës skoceze.
Hakshabanoviqi hyri në lojë fillim të pjesës së dytë, ndërsa Celticu në fund fitoi me rezultatin 5:0 ndaj Mortonit.
Hakshabanoviqi asistimin e regjistroi në minutën e 84-t.
23-vjeçari që përfaqëson Malin e Zi ka tri gola të shënuar e dy asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.