Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hakshabanoviqi asiston në fitoren e thellë të Celticut

Sead Hakshabanoviq ka kontribuuar në fitoren e thellë të Celticut skocez.

Celticu të shtunën në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Skocisë, fitoi 6:1 në shtëpi kundër Hibernianit.

Futbollisti nga Kosova, Hakshabanoviq, asistoi në golin e parë të ndeshjes që u shënua në minutën e nëntë.

Ai u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Celticu është lider në kampionatin skocez me 27 pikë në 10 ndeshje.