Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Sead Hakshabanoviq, ka shënuar gol në fitoren e Celticut kundër Hibernianit.
Celticu të shtunën fitoi me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së 29-të të elitës së futbollit skocez.
Hakshabanoviqi golit të pestë sezonal në Skoci iu gëzua në minutën e pestë të kohës shtesë, ndërsa u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të.
Ai ka edhe dy asistime në këtë edicion.
Celticu është i pari në tabelë me 82 pikë.
Vendin e dytë e zë Rangersi që ka 73 pikë.
Artikuj të ngjashëm