LASK-u ka bërë përmbysje të madhe të rezultatit në ndeshjen e kthimit të plejofit ndaj gjigantit skocez, Celtic.
LASK-u ishte mposhtur në ndeshjen e parë me rezultatin 3:0. Por klubi nga Austria të martën në ndeshjen e kthimit fitoi pas vazhdimeve me rezultatin e thellë 5:1.
LASK-u ka avancuar në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Koha e rregullt përfundoi 4:1 për LASK-un që e barazoi rezultatin e përgjithshëm në 4:4.
Dhe një gol i shënuar në pjesën e dytë të vazhdimeve, LASK-ut ia siguroi fitoren e madhe.
Samuel Adeniran shënoi dy gola, ndërsa nga një e realizuan Moses Usor, Robert Ljubiçiq dhe Florian Flecker, në fitoren e LASK-ut.
Ndërkohë golin e vetëm për skuadrën Celtic e realizoi Callum McGregor.