AEK-u grek e ka nisur me fitore edicionin 2026/2027 të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
AEK-u në shtëpi mposhti LASK-un austriak me rezultat minimal, 1:0. Ishte fitorja e parë në histori e klubit grek në Champions.
Golin e fitores për grekët e shënoi rumuni, Razvan Marin.
Ai shënoi golin e pikëve të plota në minutën e 21-të.
Ndeshja AEK - LASK u zhvillua të martën mbrëma dhe i takoi xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.
Futbollisti që ka luajtur dy ndeshje për Shqipërinë, Stavro Pilio, kompletoi takimin te skuadra greke.