Futboll

Ajaxi regjistron fitoren e parë

ajax

Skuadra e famshme holandeze, Ajax, e ka regjistruar të mërkurën fitoren e parë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. 

Ajaxi në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së ligës në “Champions”, në mënyrë dramatike fitoi 4:2 në udhëtim te Qarabagu i Azerbajxhanit. 

Camilo Duran shënoi për vendësit në minutën e 10-të, ndërsa shifrat i barazoi Kasper Dolberg në minutën e 39-të. 

Me të nisur pjesa e dytë, për azerët realizoi Matheus Silva për 2:1. 

Kthimi i Ajaxit u bë në pjesën përfundimtare të ballafaqimit. 

Oscar Gloukh realizoi për 2:2 në minutën e 79-të, kurse Anton Gaaei, shtatë minuta para fundit, realizoi për epërsinë 3:2 të Ajaxit. Gloukh shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar. 

Ajaxi tani ka tri pikë, dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt në Ligën e Kampionëve. Qarabagu mbetet me shtatë pikë.