Hajduku i Splitit e ka fituar ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Konferencës në ndeshjen shumë të tensionuar ndaj Ajaxit të enjten mbrëma.
Hajduku në “Poljud” fitoi me rezultatin 2:1. Ishte fitorja e parë e Hajdukut në Evropë pas 16 vjetësh. Bamba dhe Marin Shotiçek shënuan për kroatët, ndërsa Davy Klaassen ishte golashënuesi i vetëm për Ajaxin.
Ron Raçi i Kosovës ishte në bankën rezervë. Te kjo skuadër është edhe Adrion Pajaziti por të enjten mbrëma nuk ishte i pranishëm. Tifozët “Torcida” të Hajdukut shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes për 12 minuta, pasi hodhën fishekzjarrë dhe mjete plasëse. Priten dënime të rënda për klubin kroat nga UEFA.