Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pajaziti shënon supergol, Hajduku drejt plejofit

Adrion Pajaziti

Hajduku i Splitit e ka fituar 5:2 ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në udhëtim të enjten mbrëma mposhti Zhalgirisin e Lituanisë, ndërsa golin e tretë për kroatët e shënoi Adrion Pajaziti në minutën e 56-të.

Ai kompletoi takimin, derisa Rron Raçi u aktivizua në minutën e 49-të, kurse Etnik Brruti në minutën e 78-të te Hajduku.

Ndeshja kthyese luhet në Split javën e ardhshme.

VIDEO