Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brruti realizon golin e parë me Hajdukun e Spitit

Etnik Brruti

Etnik Brruti e ka shënuar golin e parë me fanellën e Hajdukut të Splitit. 

Hajduku i Splitit të dielën në kuadër të xhiros së katër të elitës së futbollit kroat e mposhti Osijekun me rezultatin 4:0. 

Mesfushori Brruti e realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e nëntë. 
22-vjeçari Brruti iu bashkua Hajdukut të Splitit muajin e kaluar nga Malisheva.
Ai luajti deri në minutën e 64-t, kurse bashkëlojtari i tij, Adrion Pajaziti e kompletoi ndeshjen. 
Ndërsa Ron Raqi ishte në bankën e rezervistëve. 
Për Osijekun nga minuta e 62-të u paraqit Admir Latifi.


Brruti shënon golin e parë me Hajdukun e Splitit

Etnik Brruti e ka shënuar golin e parë me fanellën e Hajdukut të Splitit. 

Brruti realizoi gol në përballjen që Hajduku është duke e zhvilluar ndaj Osijekut. Hajduku po fiton 1:0. 

Ish-mesfushori i Malishevës golin e epërsisë për Hajdukun e Splitit e realizoi në minutën e nëntë. 
Nga minuta e parë për Hajdukun po luan edhe Adrion Pajaziti. 

Edhe Brruti në formacionin më të mirë të javës në Kroaci Futboll Brruti në formacionin më të mirë të javës në Kroaci

Në stol është Ron Raqi.