Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mot i keq në SHBA, shtyhen mbi 6,000 fluturime

SHBA

Stuhitë po godasin të dy brigjet e SHBA-së, duke vështirësuar udhëtimet për miliona amerikanë që po udhëtojnë për të festuar Ditën e Falënderimeve.

Në Bregun Lindor, parada e 100-të e Ditës së Falënderimeve e organizuar nga Macy’s është shtyrë për herë të parë në historinë e saj, për shkak të parashikimeve për reshje shiu dhe erëra të forta, raporton CNN.

Më shumë se 6 mijë fluturime janë vonuar dhe afro 150 janë anuluar të mërkurën. Vonesat vazhdojnë në aeroportin e Miamit, edhe pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) hoqi ndalimin e përkohshëm të fluturimeve, të vendosur pasi një avion mallrash doli nga pista. 

Perëndimor po përballet me përmbytje të rënda bregdetare. Valët e fuqishme kanë shembur një pjesë të molit në Pacifica, në jug të San Franciskos, ndërsa batica e lartë ka thyer rekordet e nivelit të ujit në zonën e San Diegos.

Bregu Lindor mund të përballet me nivelet më të larta të ujit që nga super-stuhia Sandy e vitit 2012.

Disa zona të Delauerit dhe Nju Xhersit janë gjithashtu në rrezik të konsiderueshëm për ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erërave të forta.