Adrion Pajaziti e ka regjistruar asistimin e parë të sezonit. Mesfushori i Shqipërisë, që e ka edhe një gol të shënuar, asistoi në golin për 1:1 të premten, në barazimin 2:2 të Hajdukut të Splitit në udhëtim te Slaven Belupo.
Pajaziti asistoi për Ante Rebiqin, që shënoi në minutën e 38-të.
Pajaziti e kompletoi ndeshjen te mysafirët.
Ron Raçi ishte në bankën rezervë te Hajduku, kurse rezervist te Slaven Belupo ishte edhe Ernis Qestaj.
Hajduku i Splitit me këtë barazim mbetet me 60 pikë në vendin e dytë. Dinamo Zagrebi me një ndeshje më pak të luajtur i ka 69 pikë.