Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hajduku avancon në Ligën e Konferencës, Raçi kontribuon me gol

Raçi

Ron Raçi e ka shënuar golin e parë në Evropë me Hajdukun e Splitit dhe e ka ndihmuar kualifikimin e skuadrës së madhe kroate në Ligën e Konferencës. 

Hajduku fitoi 3:2 në Poloni ndaj Rakoëit pas vazhdimeve, dhe bëri vend në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli. 

Ndeshja e parë në Kroaci u mbyll 2:2. 

Raçi shënoi gol me kokë nga afërsia në minutën e parë të ndeshjes. Goli i tij u pranua pas rishikimit të situatës në VAR. 

Rokas Pukstas në vazhdime, përkatësisht në minutën e 94-t, ia siguroi Hajdukut avancimin. 

Raçi e kompletoi ndeshjen. Etnik Brruti ishte në bankën rezervë dhe nuk e fitoi rastin.


Raçi shënon golin e parë në Evropë me Hajdukun

Edhe Garcia: Raçi është ndryshe nga mbrojtësit e tjerë Futboll Garcia: Raçi është ndryshe nga mbrojtësit e tjerë

Qendërmbrojtësi kosovar, Ron Raçi, e ka realizuar golin e parë në Evropë me Hajdukun e Splitit. 
Raçi 23-vjeçar, realizoi që në minutën e parë ndaj Rakoëit në Poloni. Ai shënoi nga afërsia me kokë. Fillimisht gjyqtari nga Azerbajxhani, Alijar Agajev, e anuloi golin pasi pa ndërhyrje të palejuar. Por, pas rishikimit të situatës në VAR, u sqarua gjithçka. Raçi shënoi gol të rregullt. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. 

Është ndeshja kthyese e plejofit të Ligës së Konferencës. 

Ndeshja e parë u mbyll 2:2.

VIDEO: