Futboll

Fitorja e dytë në Champions për Qarabagun

q

Qarabagu i Azerbajxhanit e ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura në fazën e ligës në Champions. 

Pas fitores në udhëtim te Benfica 3:2, Qarabagu të mërkurën e mposhti 2:0 në shtëpi edhe Copenhagenin e Danimarkës. 

Abdellah Zoubir shënoi për 1:0 në minutën e 28-të, kurse Emmanuel Addai e vendosi rezultatin përfundimtar, shtatë minuta para fundit. 

Me dy fitore nga dy ndeshje, Qarabagu ka gjashtë pikë, ndërsa Copenhageni mbetet me një pikë, pas barazimit me Bayer Leverkusenin.